Armët dhe municionin luftarak i kishte fshehur në murin e shtëpisë, por aventurat e “çmendura” kanë një fund dhe për një 49 vjeçar nga Tirana, fundi është në qelinë e burgut.


Sokol Sadiku është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës, teksa efektivët kanë zbuluar edhe “arsenalin ushtarak” të tij në murin e banesës.


“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : – Sokol Sadiku, 49 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në murin e banesës së këtij shtetasi janë gjetur të fshehura armë zjarri e municion luftarak”, sqaron policia.


https://www.youtube.com/watch?v=i3ITrY9DMpU&feature=youtu.be


Janë sekuestruar:


-Armë zjarri e llojit “Pistoletë”, mod.54 me një krehër me 5 fishekë


-Automatik


-8 krehëra fishekësh


-600 copë fishekë mod. 7.62


Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.


15 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)