A98A0570Lulzim Basha, në një dalje për mediat, deklaroi se ngjarja e Laçit ku u plagosën 7 persona dhe në të cilën është i përfshirë edhe deputeti socialist Armando Prenga, tregon se ka ardhur fundi i shtetit ligjor në Shqipëri. Sipas Bashës, me urdhër te Edi Ramës dhe Saimir Tahirit policia vendosi një shtetrrethim te vërtetë në vendngjarje dhe tek spitali për të fshehur ngjarjen, për të mos dhënë informacion, për të manipuluar provat, për të mbrojtur agresorin, të përzgjedhurin e Edi Ramës në Laç.


Për 8 orë me radhë, me urdhër te Edi Ramws dhe Saimir Tahirit policia vendosi një shtetrrethim te vërtetë në vendngjarje dhe tek spitali për të fshehur ngjarjen, për të mos dhënë informacion, për të manipuluar provat, për të mbrojtur agresorin, të përzgjedhurin e Edi Ramës në Laç. Terri informativ për këtë ngjarje të rëndë u thye vetëm pas denoncimit tonë. Por përpjekjet e Edi Ramës dhe Sajmir Tahirit për të mbrojtur deputetin kriminel nuk reshtën, derisa u përballën me presionin e opozitës, partnerëve ndërkombëtarë dhe kurajën e disa mediave për të hedhur ditë mbi të vërtetën. Ky, është fundi i shtetit ligjor në vend, dhe pavarësisht se armët i shkrehu një bandit deputet, autori i kësaj gjendje të rëndë është Edi Rama.


Nuk do të ishim në këtë situatë, të rënies së shtetit, ku krimineli bën ligjin, nëse Edi Rama nuk do ta kishte shpërblyer deputetin e tij me Lagunën e Patokut, me një tender skandaloz, në shkelje të të gjithë kritereve dhe procedurave, duke ua hequr peshkatarëve që mbanin familjen me këtë aktivitet prej dekadash. Kjo është prekja e fundit. S’ka më shtet, s’ka më standarde. Janë orë dramatike për vendin. Autori është deputet, pjesë e një grupi të inkriminuar, me rekorde për vepra të rënda penale, në një parlament që drejtohet nga Ilir Meta, që pak kohë më parë manipuloi një hetim ku akuzohej për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, dhe tani është nën akuzë për marrje ryshfeti në shuma të mëdha, me prova e fakte të njohura botërisht.


Autori, deputeti i Edi Ramës, e kryen veprën e rëndë penale brenda komisariatit, në zyrat e policisë që drejtohet nga Saimir Tahiri, i cili gjendet nën akuzë nga oficerë të lartë të policisë si kumbar i bandave të drogës në vend, dhe i cili vetëm pak kohë më parë bënte pazare me vrasës me pagesë, sa në Ministri, në plazh, në kafe e në rezidencat qeveritare. Të gjithë këtë mekanizëm kriminal e mban në këmbë dhe e kontrollon Edi Rama që tërheq fijet sipas interesave të pushtetit të tij”, tha Basha.


5 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)