Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia është arrestuar live teksa po mbërrinte në Top-Channel. Ai ishte shpallur në kërkim pas incidenteve në KZAZ e Shkodrës mbrëmë, ku militantë të PD i vunë flakën materialeve zgjedhore.

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia në një lidhje direkte në emision, u pyet nga gazetarët nëse ai ishte në dijeni se po kërkohej nga policia pas situatës që u krijua dje në Shkodër.

Ai tha se nuk ishte në dijeni të një informacioni të tillë, "unë kam gjithë ditën që lëviz nëpër Tiranë, nuk më ka ndaluar njeri".

https://www.youtube.com/watch?v=siM3oGrcaeQ

Spahia ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare se është në kërkim. Spahia tha se nuk ka organizuar asgjë dhe çdo gjë që është thënë nuk është e vërtetë.

Në këtë çast socialisti Taulant Balla futet në debat dhe i thotë se nëse është kështu atë herë le të vijë në studio.

Pas kësaj Spahia tha se do të niset menjëherë për në studio, por u arrestua rrugës.