arvizu ne FCB“Të gjitha palët përgjegjëse (KQZ-ja, qeveria, partitë politike dhe kandidatet e pavarur) duhet të veprojnë në mënyra të tilla që të rrisin besimin publik në proces, dhe si rrjedhim, një rezultat që pasqyron vullnetin e njerëzve në 23 qershor”.


Kështu është shprehur ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu gjatë bashkëbisedimit që po zhvillon me qytetarët në rrjetin social Facebook, teksa u pyet nëse besonte se në vendin tonë do të zhvilloheshin zgjedhje të lira dhe të ndershme


Arvizu është shprehur i hapur të përgjigjet mbi shumë çështje, ku pyetjet më të sheshta kanë qenë ato që lidhen me zgjedhjet parlamentare apo mënyrën si po funksionin demokracia në vendin tonë.


Ndërkohë, i pyetur në lidhje me vëzhguesit që do të monitorojnë zgjedhjet e 23 qershorit, të cilësuara si shumë të rëndësishme për vendin tonë, Arvizu theksoi se SHBA po punon me KQZ për një proces transparent


“Ne po mbështesim grupet e vëzhguesve, të jashtëm dhe të brendshëm, si dhe po punojmë me KQZ-në për të ndërtuar një proces transparent të raportimit të rezultateve. Në zotimin “Sepse e Dua Vendin Tim”, ne u kemi kërkuar njerëzve që të premtojnë se nuk do të ushtrojnë presion tek familjaret e tyre për të votuar në një mënyrë apo në një tjetër. Ashtu edhe mbikëqyrësit apo personat në pozicione drejtuese nuk duhet të ushtrojnë presion tek vartësit e tyre për të votuar në një mënyrë të caktuar”


I pyetur në lidhje me nismë e marrë nga qeveria shqiptare për referendumin për tre ligjet, Arvizu u shpreh se kishte të njëjtin qëndrim me komsionierin për Zgjerimin, Stefan Fyle.


7 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)