arvizu 2Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka komentuar ditën e sotme situatën politike të krijuat në vend pas kërkesë së PD për lirimin e anëtarit të LSI nga KQZ, ku kërkuar nga klasa politike në Shqipëri të respektojnë pavarësinë e KQZ-së.


Në një prononcim për mediat pas një aktiviteti, diplomati amerikan ka theksuar të ndryshohen rregullat në gjysmën e lojës është gjëja më e gabuar që mund te bëhet.


“Ndryshimi i rregullave në mes të lojës dhe procesit është saktësisht mënyra e gabuar për të krijuar besimin e njerëzve, jo vetëm tek rezultati i zgjedhjeve, por dhe në mënyrën si po zhvillohet procesi”, tha ambasadori i SHBA.


Sipas Arvizu, KQZ-ja ka përgjegjësi për organizimin e zgjedhjeve të 23 qershorit. “KQZ-ja është formuar dhe është mandatuar siç duhet dhe ligjërisht. Është institucioni përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye është me rëndësi që të respektohet pavarësia e këtij institucioni”.


Ambasadori duke folur përpara votimit në Parlament për zëvendësimin në KQZ, tha se “mendoj qe askush nuk do te donte ta vendoste Shqiperine në një kurs përplasjeje me SHBA-në, sepse qellimi ketu jane zgjedhje te lira dhe te ndershme, sepse gjithçka ka lidhje me procesin dhe jo me rezultatin”.


Wollfarth: Partitë politike të dialogojnë, Parlamenti është vendi i duhur për ta bërë këtë


wollfarthAmbasadori i OSBE në vendin tonë, Eugen Wollfarth kërkoi edhe një herë nga palët politike në Shqipëri që të dialogojnë dhe të tregojnë maturi duke u mbështetur vetëm në shtetin e së drejtës lidhur me çështjen e balancimit të KQZ.


“Është tejet e rëndësishme të ketë dialog mes partive politike dhe të mos humbasë kurrë nga vëmendja, shteti ligjor, por duke qenë se gjërat kanë ndryshuar nevojitet më shumë dialog mes partive politike dhe Parlamenti pa dyshim është vendi më i mirë për këtë”, tha Wollfarth.


15 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)