Ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, që nga Elbasani ku ndodhet në kuadër të nismës ‘Vepro tani’, të promovuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara, ka bërë përgjegjëse klasën politike për progresin e ngadaltë të Shqipërisë në procesin e integrimit.
“Shqipëria nuk po performon aq sa duhet, ka shumë debate për marrjen e statusit. Nuk ka arsye përse Shqipëria të mos renditet përkrah vendeve të tjera të rajonit”, ka deklaruar Arvizu.
Sipas Arvizut, përgjegjës për këtë situatë nuk është populli, por politika shqiptare, e cila anashkalon problemet e qytetarëve për interesat e saj.
“Politika është përgjegjëse që Shqipëria ka mbetur e fundit në rajon. Politikanët merren më shumë me fushatë sesa me problemet e qytetarëve”, ka theksuar Arvizu.
Ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë ka shprehur gjithashtu edhe shqetësimin e tij për librat e shtrenjtë, problemet në shëndetësi dhe praninë e mbeturinave në vendet publike.
18 shator 2012 (gazeta-Shqip.com)