Ambasadori Amerikan Alexander ArvizuAmbasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu është takuar mesditën e sotme në kryetarin e PS-së Edi Rama. Takimi që ka zgjatur për disa minuta në selinë rozë, është përqendruar në situatën e krijuar në KQZ. Pas takimit, për mediat Arvizu tha se SHBA janë të shqetësuara për mënyrën si po funksionon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe vlerësoi se palët janë ende larg arritjes së një marrëveshjeje.


“Ajo që është shqetësim për Shqipërinë është mosfunksionimi i KQZ, që nuk po funksionon si duhet”. Arvizu bëri të ditur se për këtë çështje ka folur me PS dhe do të vazhdojë ta bëjë edhe me parti të tjera, ndërsa apeloi që politika duhet të bashkëpunojë për zgjidhjen e kësaj çështje. “Palët duhet të punojnë së bashku për të plotësuar KQZ. Kemi folur me PS do e bëjmë dhe më parti të tjera këtë gjë. Unë mendoj se rregullat e lojës e përcaktojnë se të dyja palët duhet të bashkëpunojnë. Ne kemi pasur kontakte të ngushta me zotin Berisha, por nuk mund të japë një informacion specifik”, ka thënë ambasadori.


Ndërkohë Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, deputeti Damian Gjiknuri theksoi pas takimit se PS është e gatshme dhe e hapur për të kthyer KQZ-në në normalitet.


“PS ka pasur qëndrim konstant, jemi të hapur për çdo zgjidhje, në parlament. Mënyra e zgjidhjes mbetet në negociatë, por deri kemi dëgjuar tranzigjencë nga shkelësi i ligjit që është Berisha. Ne jemi të përgatitur të shkojmë në zgjedhje dhe me këtë KQZ”- ka thënë ai. Sipas Gjiknurit, deri tani nuk ka asnjë sinjal konkret për dialog dhe zgjidhje të këtij problemi. “Mundësitë janë qe KQZ të kthehet në parlament se aty është vendi ku u cenua legjitimiteti i saj”- tha ai.


21 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)