Clinton, letër urimi: “Roli juaj si President është jetik për garantimin dhe zhvillimin e demokracisë në Shqipëri”


Ambasadori amerikan në Shqipëri, Alexandër Arvizu,ka takuar sot Presidentin e zgjedhur,Bujar Nishani.


Diplomati amerikan i shprehu Nishanet urimet e tij me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë të lartë, duke i kujtuar rëndësinë e rolit të Presidentit të Republikës për forcimin dhe konsolidimin e institucioneve të pavarura.


Ambasadori Arvizu i ka dorëzuar edhe një letër urimi nga ana e Sekretares së Shtetit rë SHBA-së, Znj. Hillary Rodham Clinton. Në këtë letër Sekretarja Clinton shprehet:


“Dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta me rastin e zgjedhjes tuaj si President i Shqipërisë. Unë pres që të punoj me ju për të ndihmuar në forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe përparimin e aspiratave europiane të popullit shqiptar. Roli juaj si President është jetik për garantimin dhe zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe unë kam bindje se integriteti dhe pikëpamjet tuaja do të përputhen më së miri me përgjegjësitë e larta që i janë besuar Presidentit të Republikës. Shtetet e Bashkuara kanë angazhimin për të mbështetur punën tuaj të rëndësishme për të garantuar pavarësinë dhe efektivitetin e institucioneve shqiptare”,-shkruan Clinton, në letrën e saj të urimit.


27 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com