Një person është vrarë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur në Elbasan. Krimi është kryer me armë zjarri dhe viktima është Andi Zylyfi 23 vjeç.

Ende nuk ka shumë të dhëna për këtë krim, por aq që dihet me saktësi është fakti se viktima ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Përparim. Ndërkohë forca të shumta kanë shkuar atje për të kryer veprimet e para proceduriale.

Mësohet se viktima është qëlluar në kokë me një armë kallashnikov, nga një makinë në ecje e sipër, por ende nuk ka shumë detaje. Ndërkohë i plagosuri, sipas Policisë është në gjendje të rëndë. Policia nuk bën të ditur ende se kush ka qenë objektiv i krimit.