Një tragjedi si të tjerat: burri i dhunshëm që sulmon gruan deri sa e vret dhe pastaj qëllon vetveten. Por këtë herë, ajo, me një akt të pabesueshëm heroizmi, në momentet e saj të fundit të jetës, përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të shpëtojë fëmijën që ka mes duarsh nga zemërimi i bashkëshortit që besonte se e donte. Dhe ia arrin.
Historia e pabesueshme ndodhi disa ditë më parë në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Aty, ku Xesika Arrendale, 33 vjeçe, është vrarë me një plumb kokës me një pushkë nga dora e të shoqit, Antoine Davis, 30 vjeç, ish-marins, por që ka shpëtuar Kobin, vetëm 6 muajshe.
Ajo që e ka rrëfyer ngjarjen, është mamaja e Xhesikës, Tereza Inielo. Xhesika del me të shoqin dhe të voglën për darkë. Por ai, pas kthimit në shtëpi, është i dehur dhe sulmon gruan dhe vajzën me një shkop bejsbolli.
Gruaja, e cila ishte goditur fillimisht në kokë nga i shoqi, fshihet me foshnjën në banjë. Ai nuk dorëzohet dhe arrin t’i gjejë, duke pasur në duar edhe një pushkë. Kërkon t’i vrasë të dyja, thotë gjyshja e Kobit, por Xhesika, para se të vdiste, arrin të mbrojë trupin e vogël të fëmijës nga zemërimi i të atit dhe ta shpëtojë deri në vetëflijim.
Davis i qëllon gruas duke e goditur ne kokë me armë. “Policia, – tregon Tereza, – nuk arrin të shpjegojë si ia arriti qëllimit Xhesika të mos e lëshonte Kobin nga duart edhe gjatë rënies në tokë”.
Mamaja ka rënë në tokë duke e lëshuar ngadalë të bijën në vaskën bosh të ujit dhe kështu e ka shpëtuar. “Donte që vajza e saj të shpëtonte”, – vazhdon Tereza, duke këmbëngulur që Davis donte t’i vriste të dyja.
Më pas, burri më pas shkoi në dhomën e të voglës dhe qëlloi veten me armë. Foshnja pastaj qëndroi në banjë gjatë, e mbuluar nga trupi i së ëmës. Janë dashur të paktën 13 orë para se policët të arrinin të hynin në shtëpi. Kobi është e shtruar në spital dhe shpejt do të dërgohet në shtëpinë e gjyshes Tereza, e cila do të kujdeset edhe për një vajzë tjetër të Xhesikës, 15 vjeçe.
24 shtator 2014 (gazeta-Shqip.com)