Në këtë periudhë të ngarkuar të vitit për udhëtime në Kinë, një grua fatlume pati mundësinë të kishte një avion të gjithë në dispozicion, pasi kur hipi në të kuptoi se ishte pasagjerja e vetme në bord.
Vajza me mbiemrin Zhang shijoi krejt e vetme në avioni gjigant gjatë udhëtimit dyorësh nga qyteti Wuhan në Guangzhou me linjën ajrore China Southern Airlines, raporton People’s Daily online.
Zhang bëri foto selfie gjatë gjithë kohës dhe e ndërroi vendin sa herë kishte dëshirë në udhëtimin e saj solo, duke e ndarë eksperiencën e saj të paharrueshme me ‘Jet privat’ për vetëm 70 paund.
3 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)