Autoritetet italiane kanë arritur që të shpëtojnë një 14-vjeçare nga vdekja, pasi ajo kishte rënë pre e lojës së rrezikshme “Sfida e balenës blu”.
Mediat italiane raportojnë se vajza kishte postuar në rrjetet sociale foto me plagët e vetëshkaktuara, si ato që kërkon “loja e vetëvrasjes”. Shkolla u vu menjëherë në lëvizje e njoftoi pa humbur kohë familjen e të miturës, kur fotot shqetësuese të saj u shfaqën në Facebook.
Sinjalizimi mbi rastin mbërriti deri tek agjentët e policisë së Bolonjës, të cilët kanë nisur hetimet e po përpiqen të gjejnë personat në krye të zinxhirit të përgjegjësisë.
Pas ngjarjes, Kuestura e Ravenës i ka ftuar të gjithë prindërit të vëzhgojnë me kujdes sjelljen e fëmijëve, sidomos atyre që janë në moshën e adoleshencës.
28 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)