Partia Balli Kombëtar, një nga aleatet më të vjetra të Partisë Demokratike pas 20 vitesh do të futet në Parlament me një deputet, që është kryetari i kësaj force, Adriatik Alimadhi.


Ai ka dorëzuar në KQZ formularin e vetëdekriminalizimit dhe kërkon të marrë mandatin si deputet i Vlorës, pasi emri i tij ka qenë në listën e PD-së për qarkun bregdetar.


Hera e fundit kur Balli Kombëtar ka qenë në Parlament është viti i largët 1997, kur përfaqësoheshin nga Alfred Cako dhe Hysen Selfo, që kishin garuar si pol më vete në zgjedhje nën emrin “E djathta e bashkuar”.