Të jesh nënë është e vështirë, por të jesh një nënë e re është edhe më e vështirë. Kështu që një bar-kafe në Sydney, ka vendosur që të ekspozojë një njoftim në vitrinë, duke i ftuar nënat që ushqejnë fëmijët me gji, të futen brena për tu qetësuar pak.
“Nëna që i ushqeni fëmijët me gjoks”, lexohet në kartelë e “The Willows Cafe”, në lagjen “Willoughby”, të Sidney, “hyni brenda, merri një filxhan çaj, nëse keni nevojë që të ndaloni… nuk është e nevojshme që të hani, as që të merrni ndonjë gjë me para. Thjeshtë çlodhuni”.
Kartela pati sukses sepse shumë prej nënave shfrytëzuan mundësin që të shlodheshin dhe njëkohësisht të ushqeni fëmijët e tyre me gji. “Në momentin që nënat ushqejnë fëmijët e tyre në vendet publike me gji, u kërkohet që të mbulohen. Jemi të lumtura që kjo kafe fantastike shqetësohet për një gjë kaq të rëndësishme”, tha njëra prej nënave.
14 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)