Reagon Rama në Twitter: Tanimë shumica do mbrojë qytetarët e Tiranës nga planet klienteliste
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në një prononcim për mediat teksa merrte pjesë në inspektimet e punimeve të shkollës “Ahmet Gashi” në Laprakë, e cilësoi si politik vendimin e këshilltarëve të LSI-së për të bashkuar votat me ata të Partisë Socialiste.
Basha shprehu garancinë se bashkia e Tiranës do të vijojë edhe pas këtij vendimi me përkushtim punën e saj, e vendosur për të çuar deri në fund të gjitha projektet.
Ai akuzoi ish kreun e bashkisë, Edi Rama se e vetmja strategji e tij është ajo e konfliktit dhe se do të jetë populli i cili do ta japë përgjigjen me votë në 23 qershor.
Rama në Twitter: Tanimë shumica do mbrojë qytetarët e Tiranës nga planet klienteliste
Kreu i PS, Edi Rama ka reaguar pas deklarate të kreut të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha që e akuzonte ish kryebashkiakun Rama për politikë konfliktuale, duke garantuar se tanimë shumica e majtë do të mbrojë qytetarët nga planet klienteliste dhe abuzimet.
“E paska harruar zerin e qytetareve qe flasin permes Keshillit Bashkiak po ska faj,ska bere asgje dhe i trembet zerit te shumices ne keshill. Tanime shumica do mbroje qytetaret e Tiranes e jo vetem nga planet klienteliste,inaugurimet sa per tv,abuzimet e vjedhjet ne bashki e qarqe”, shkruan Rama.
17 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)