Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook shprehet se të dhënat e 6-mujorit të parë të vitit 2016 tregojnë se ekonomia e vendit është në krizë, konsumi ka rëndë dhe prodhimi gjithashtu.
Nga ana tjetër, sipas Bashës, përgjigja e qeverisë me politikën e taksave të larta korrupsioni, dhe armiqësia ndaj punës dhe prodhimit mungesa e besimit dhe i kane marrë frymën biznesit, duke e detyruar atë të mbyllet, ose të shkurtojë vendet e punës, duke sjellë këto rezultate.
Postimi i plotë i Bashës në Facebook
Ja të dhënat më të fundit zyrtare për 6 mujorin e parë të këtij viti: ekonomia është zhytur edhe më shumë në krizë, konsumi ka rënë, prodhimi në vend ka rënë.
Deficiti tregtar rezulton të jetë 14.4% me i lartë sesa në qershor 2015.
Eksportet 6.4% me të ulëta se një vit më parë.
Importet në qershor 2016, rezultojnë 1.6% me të ulëta krahasuar me muajin paraardhës.
Ndërsa në nivel 6-mujor, rezulton se eksportet janë 7.8% më të ulëta sesa eksportet janar-qershor 2015.
Këto janë të dhënat që tregojnë luftën e biznesit për të prodhuar, për të ekzistuar madje, nën tutelën armiqësore e të dhunshme të një qeverie që vetëm rrit taksat, shton gjobat, ngre çmimet e energjisë dhe naftës, dhe nuk kryen asnjë pune, asnjë shërbim. Taksat e larta, korrupsioni, dhe armiqësia ndaj punës dhe prodhimit mungesa e besimit dhe i kane marrë frymën biznesit, duke e detyruar atë të mbyllet, ose të shkurtojë vendet e punës, duke sjellë këto rezultate.
Fuqia blerëse është në kuotat më të ulëta historike, për shkak të varfërisë, papunësisë e mungesës së të ardhurave.
Kjo është vepra e vërtetë e keqqeverisjes se Edi Ramës prandaj ai rreket me çdo çmim ta heqë debatin nga hallet e vërteta të njerëzve me llomotitjet e konfliktit politik.
29 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)