basha cerrikKreu i PD-së, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Cërrik ku prezantoi para banorëve të këtij qyteti platformën e opozitës. Sipas kryedemokratit, efekti i uljes së taksave parashikon shtimin e 1 miliardë eurove në ekonomi, dhe minimalisht 25 mijë vende të reja pune vetëm vitin e parë.


“Investitorët gjermanë që janë këtu po fillojnë të mbyllin bizneset, po fillojnë të nxjerrin nga puna më shumë shqiptarë. Ata që planifikonin të vinin, nuk vijnë. Shqipëria është e 19-ta në listën e rajonit.


Shteti nesër nën drejtimin tim, me votën dhe besimin tuaj do të të mendojë dhe do të përpiqet për një dhe vetëm një objektiv madhor, punësimin në tërësi dhe punësimin e të rinjve në veçanti. Hapi i parë, ulja e taksave. Efekti, 1 miliardë euro në ekonomi. 1 miliardë euro në ekonomi janë minimalisht 25 mijë vende pune vetëm vitin e parë”, është shprehur Basha.


13 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)