Analiza e zgjedhjeve


Lulzim-Basha-PDNë kuadër të procesit të analizës së rezultatit të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, kryetari i PD-së do të nisë këtë javë takimet në bazë, duke vizituar të 53 degët e PD-së, ku do t’i njohë personalisht me vlerësimet e raporteve përkatëse për rezultatin që prodhuan zgjedhjet për secilën nga degët e PD-së në, si dhe relacionin për seksionet dhe grup/seksionet në çdo degë. Turi që sipas burimeve nga PD-ja, pritet të nisë nga dita e martë, do të shërbejë që përveç kërkesës së tij për mobilizim dhe nisjen e përgatitjeve për aksionin opozitar, Basha do të diskutojë me drejtuesit e PD-së në rrethe edhe lidhur me problemet e evidentuara kryesisht në zgjedhjet e fundit, përplasjeve të brendshme në PD dhe mosmarrëveshjeve mes kryetarëve të degëve dhe deputetëve, çedime të cilat në vlerësimet e grupit të posaçëm të PD-së, çuan edhe në humbjen e thellë të zgjedhjeve nga PD dhe opozita. Në PD, gjatë këtyre muajve, janë shprehur edhe pakënaqësi sa i takon punës së departamenteve të ngritura pranë saj, dhe në këtë kuadër analiza e zgjedhjeve nuk do të anashkalojë edhe punën e departamenteve në vitin e tyre të parë sa i përket evidentimit të problematikave dhe hartimin e projekteve që ata duhet të realizonin për secilën nga bashkitë që ata shtrihen. Gjithashtu, e njëjta analizë do të shtrihet edhe në 22 departamentet e ngritura në selinë qendrore të demokratëve në Tiranë, performanca e të cilëve do të diskutohet në ditët në vijim. Së fundmi, departamentet janë angazhuar që të bashkëpunojnë me deputetët demokratë, në mënyrë që të konsultohen dhe hartohen qëndrimet për çdo nismë ligjore që prezanton qeveria në Kuvend.