Kreu i opozitës, ka zhvilluar një tjetër takim pune me disa prej ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë.


Sipas burimeve, Basha po drekon në një nga restorantet e kryeqytetit me 8 diplomatë të huaj


Bëhet me dije se në tryezë janë ambasadorët e Gjermanisë, Hungarisë, Polonisë, Kroacisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Holandës e Belgjikës.


Të pranishëm janë edhe krerët e partive të koalicionit të djathtë, Mediu, Shehi, Duka, Dule dhe Spahiu.


Në fokus të takimit ka qenë situata e fundit politike, që ka kulmuar me protestën e opozitës, e cila kërkon krijimin e një qeverie teknike që do të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme.


Një ditë më parë, Basha u takua me një pjesë tjetër të ambasadorëve të huaj në Tiranë, ku ra në sy, ashtu si edhe sot, mungesa e përfaqësueses së BE-së, Romana Vlahutin.


14 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)