Këngëtari maqedonas Daniel Kajmakoski ka provokuar të gjithë serbët pasi gjatë xhirimit të një shfaqje argëtuese, të titulluar "Fytyra jote tingëllon e famshme" në Beograd, duke treguar shqiponjën shqiptare me duar duke pozuar për reporterët fotografikë.

Serbët nga ky gjest i tij ndjehen të zhgënjyer dhe të zemëruar me Kajmakoskin, pasi pikërisht në Serbi ai u bë i njohur, ku edhe fitoi versionin serb të shout ‘X Faktor’.

Mentori i tij atëherë ishte Zeljko Joksimovic, i cili gjithashtu regjistroi edhe një duet me të.

Duke treguar shqiponjën, të cilën disa e shohin si jo vetëm si simbol shqiptar, por edhe si simbol të "Shqipërisë së Madhe", serbët besojnë se Kajmakoski është treguar mosmirënjohës. Disa po kërkojnë që ai të dëbohet dhe të mos lejohet më të hyjë në Serbi. Të tjerë thonë se ai e bëri këtë për të marrë votat e audiencës shqiptare.

Nga shtëpia prodhuese "Emocion", e cila edhe është prodhuese e spektaklit "Fytyra jote tingëllon e njohur", thonë se ata nuk mendojnë se Kajmakoski tregoi shqiponjën dhe se nuk ka asgjë të diskutueshme në këtë gjest të tij. Ata theksojnë se shfaqjet e tyre janë argëtuese dhe nëse do të mendonin se gjesti i tillë do të ishte ndonjë simbol apo mesazh politik, ata do të reagonin menjëherë.

[gallery ids="874388,874387,874386,874385,874384,874383"]