Kryeministri Sali Berisha i bëri sërish thirrje kryetarit të opozitës, Edi Rama që të votojë tre ligjet në Parlament gjatë seancës të së enjtes, duke ofruar, siç u shpreha ai edhe zgjidhjen për çështjen e Fierit. 



“Bllokimi i votimit në Kuvend të tre ligjeve, kyçe për marrjen e statusit, janë një mesazh negativ për vendin. Oferta që kemi bërë për Fierin është më dinjitozja dhe kundërshtimi është mungesë vullneti për të votuar ligjet”, tha Berisha.


Gjatë mbledhjes së sotme të grupit kuvendor të PD Berisha i kujtoi liderit të opozitës se një zgjidhej të njëjtë me atë që ofron kryeministri në Qarkun e Fierit, vetë Rama e ka zbatuar më herët në Bubullimë apo Fier Shegan, ndaj nuk duhet të përdorë dy standarde.


Berisha theksoi faktin se Komisioni Europian i ka tërhequr vëmendjen politikës shqiptare për mungesën e bashkëpunimit mes partive dhe se bllokimi që po i bën opozita tre ligjeve të kërkuara nga KE është sinjali më negativ që i japim komunitetit ndërkombëtar.

12 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)