Kosova edhe Shqipëria janë lidhur sot edhe përmes autostradës digjitale Tiranë-Prishtinë. Në ceremoninë e inaugurimit në Qafë Morinë kanë marrë pjesë dy kryeministrat Sali Berisha e Hashim Thaçi.


Kryeministri Berisha e ka cilësuar këtë projekt si shumë të rëndësishëm ndërsa theksoi se autostrada digjitale do tu ofrojë të rinjve internet të cilësisë së lartë. Ndërsa, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka theksuar se sot shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë. “Pika që në vitin 1999 na ndante me Shqipërinë, sepse ishim nën Serbinë, sot na bashkon. Na bashkon në synimin tonë të përbashkët drejt integrimit evropian”, tha Thaçi.


Linja ndërkombëtare e internetit 100 GBps është një projekt i Postës Shqiptare. Ndërtimi i kësaj linje prej 1500 kilometra fibra optike, e rrit aksesin direkt në rrjetin ndërkombëtar të internetit në 140 gigabite/sekondë, nga 30 që është aktualisht.


20 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)