Po gjatë një dalje për mediat, Sali Berisha ka aluduar se Dritan Dajti, personi që vrau 4 efektivë policia i dërgon vazhdimisht mesazhe nga burgu Edi Ramës.
“Dritan Dajti, i çon masazhe kreut të Meduzës (i referohet Edi Ramës), sa herë që do nga qelia e burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Një person që vret 4 policë, të mos dënohet me burgim të përjetshëm. Europa nuk proteston për këto. Protesta në Shqipëri, dorëzimi i mandatave është diçka për një gjë të jashtëzakonshme. Është një vendim i diktuar nga rrethana të jashtëzakonshme dhe janë këto rrethana që na detyruan. Vlimi tek qytetarët është i jashtëzakonshëm. Është mirë që të largohet përpara se ta largojnë në një mënyrë që ai nuk e imagjino dot dhe më pas të dërgojë video ku thotë se Berisha më kërcënon. Unë kam dhënë dorëheqje politike”, akuzon Berisha.
Gazeta Shqip