Bruksel
Kryeministri Berisha, në një ekspoze që mbajti dje në Bruksel në Samitin e Partive Popullore Europiane, përveç çështjeve të integrimit foli edhe për fobinë që kishte rajoni ndaj shqiptarëve, ose thënë ndryshe albanofobia. Këtë deklaratë kreu i qeverisë e bëri për median, pas përfundimit të Samitit të PPE-së. Sipas Berishës, statusi i vendit kandidat dhe këtë vit ishte bllokuar vetëm nga mungesa e vullnetit të opozitës për të votuar tri ligjet. Po kështu, ai theksoi se në rajonin tonë, mbizotëronte albanofobia si një ndjenjë destruktive. “Albanofobia është një qëndrim që i ka rrënjët në padrejtësitë më të mëdha të bëra ndaj shqiptarëve dhe më pas përpjekja për t’i legjitimuar këto padrejtësi në forma nga më të ndryshmet. PD-ja mbetet tërësisht e vendosur në projektin e saj: Të bashkohemi me njëri–tjetrin, të bashkohemi me Europën”, deklaroi Berisha.