Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me raporterët e Asamblesë parlamentare të KiE-se, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco, të cilët ndodhen në Shqipëri për të vlerësuar përgatitjet për procesin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 23 qershorit.
Kryeministri Berisha i siguroi raporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco se Qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur për të realizuar në Shqipëri zgjedhjet më të mira të realizuara gjatë dy dekadave të fundit konform standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe u kërkoi atyre të ushtrojnë të gjithë influencën ë tyre që në Shqipëri të vijnë sa më shumë vëzhgues ndërkombëtarë për të vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve.
18 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)