berisha-ne-fierPartia Demokratike prezantoi kandidatët për deputetë në Qarkun e Beratit. Kryeministri Sali Berisha premtoi për qytetarët e Beratit dhe Skraparit investime të tjera, ndërsa shprehu bindjen në marrjen e statusit brenda vitit.


“Jam këtu për tu zotuar se 4 vitet që vijnë do bëjmë për Beratin shumë herë më tepër se 4 vitet që shkuam. Do ndërtojmë boshtin e jugut dhe çdo kilometër rrugë në këtë qark. Do ndërtojmë çdo shkollë çdo spital, çdo poliklinikë. Brenda 1 viti do kemi në xhep pasaportën e statusit të vendit kandidat. Bashkë do hapim negociata me BE për anëtarësim të plotë. Do bëjmë çdo reformë për të miratuar liberalizimin e vizave me vendin mik më të shquar të shqiptarëve”, premtoi Berisha.


Berisha ftoi qytetarët e gjithë qarkut të Beratit të votojnë kandidatët e koalicionit të djathtë, të cilët sipas tij, janë avokatët më të mirë për të ngritur zërin e tyre. Berisha sulmoi opozitën dhe liderin e saj, Edi Rama.


“Alternativa tjetër është akuza, akuza dhe vetëm akuza, mohim mohime dhe vetëm mohime, bllokime bllokojmë dhe vetëm bllokime. Është normalet kritikosh nga mëngjesi gjer më darkë qeverinë, po është anormale dhe e pandershme të vish në Berat dhe të deklarosh para qytetarëve të Beratit se asnjë armik dhe pushtues nuk ju ka bërë ju atë që ju ka bërë kjo qeveri. Është e dhimbshme se kjo nuk vjen nga një spital psikiatrik, por nga lideri i opozitës që e di që Berati sot ka shumë halle po është vend anëtar në NATO. Të thuash këto do thotë të udhëtosh në autobus me xhama të zi dhe të mos shohësh asgjë”,-tha Berisha.


Kryeministri i bëri thirrje Ramës, të ruajë qetësinë dhe të mos ofendojë qytetarët që marrin pjesë në mitingjet e PD-së.


“E ftoj për dy gjëra zotin Rama. Ne jemi politikan, kemi kamerat dhe mikrofonat është e pa falshme për ne të ofendojmë njerëzit, është e papranueshme, ndaj natyrisht fushata është fushata, temperaturat ngrihen por gjakrat duhet të mbahen, nuk mund të quash kurrë këtë qytetarët ë mrekullueshëm robër, jo zoti Rama këta janë gra dhe burra të lirisë dhe kanë hedhur shtypjen mënjanë Rama mbaj nervat, një ditë i quan mësuesit injorant, nxënësit dele, ditën tjerët quan tjetrin tradhtar”, tha Berisha.


18 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)