berisha peruronTeksa ka inaguruar rrugën Shën Koll-Tale-Hidrovor në Lezhë, kryeministri Berisha ka premtuar asfaltimin e çdo kilometër rrugë në qarkun e Lezhës dhe ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për rrugët e ndërtuara.


“Unë jam këtu për të zotuar se në Lezhë 4 vitet që vijmë do të ndërtojmë çdo km rrugë. Ne kemi ndërtuar 10 mijë km rrugë dhe do nxjerrim listën km për km për të faktuar ata që i mohojnë. Kemi ndërtuar shumë e shumë të tjera. Unë jam i vetëdijshëm se kemi prapë shumë punë për të bërë, kemi infrastrukturë të rëndësishme për të ndërtuar. Është e domosdoshme të ndërtojmë autostradën Shkodër-Milot, të ndërtojmë rrugë në 4 anët e këtij qarku”, tha Berisha.


Kryeministri gjithashtu fitoi lezhianët të votojnë Partinë Demokratike, për t’i dhënë të djathtëve mandatin e pestë në këtë qark.


“Po shkojmë drejt 23 qershorit. Qytetarët e Lezhës e kanë provën e madhe. Shqiptarët kudo që janë presin nga ju mandatin e artë, mandatin e pestë. A ju kujtohet ju kur me Pal Dajçin para 10 vjetësh na u desh tu themi atyre se me djemtë e Mamurrasit, ne edhe jua japim duart, por ne jemi demokratë dhe ne besojmë tek vota, besojmë tek paqja. Se na kërcënonin, na bënin prita këtej e andej, por nuk kanë vlerë, i harrojmë të gjitha. Me votën tuaj t’i lemë në opozitë të paktën edhe 12 vjet të tjera” tha kryeministri.


Kryeministri Berisha premtoi gjithashtu investime të mëtejshme në energji ndërsa shtoi se motoja e demokratëve është ecja përpara drejt zhvillimit dhe integrimit të vendit.


21 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)