Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë sot paradite në panairin e të vjelave në qytetin e Peshkopisë. Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i qeverisë i ka siguruar fermerët vendas se prodhimet e tyre janë të klasit botëror, ndërsa shtoi se qeveria e tij do bëjë gjithçka për rritje e subvencionimeve të tyre. “Unë jam sot, këtu, për t`u zotuar para jush se në vitet që vijnë subvencionet do të njohin rritjen më të madhe.


Në rast se kemi investuar 370 milionë lekë, nga të cilat kanë përfituar mbi 2 mijë fermerë, do të investojmë trefishin, gjatë viteve që vijnë dhe do të rritet tre herë numri i fermerëve që do të përfitojnë nga subvencionet, për krijimin e fermave të tyre moderne. Kemi investuar rreh 420 milionë lekë në mbrojtjen e tokave nga Drini, si dhe në sistemet e vaditjes. Ju garantoj se mandati që vjen do të jetë mandati i vaditjes me pika, në mbarë Shqipërinë, do të jetë mandati i rritjes dhe zhvillimit të fermave shqiptare” tha kryeministri.


Berisha nuk ka lënë pa komentuar marrjen e statusit të kushtëzuar. “Ne faktuam seriozitetin e qëndrimit dhe do bëjmë gjithçka që kjo ëndërr te realizohet”, tha Berisha.


13 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)