Ish-kryeministri Sali Berisha, akuzon kryeministrin Rama, se po lobon fuqishëm pranë segmenteve të caktuara të opozitës për të votuar kundër arrestimit të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.
Përmes një statusi në “Facebook”, Berisha, shkruan se Rama i kapur peng nga Tahiri, po kërkon të ‘blejë’ deputetë të caktuar të opozitës që të votojnë kundër arrestimit të ish-ministrit të tij.
Postimi i Berishës
Pengmarrje! Rama dorëzohet para Tahirit!
Rama lobon fuqishëm pranë segmentesh të caktuara të opozitës për të votuar kundër arrestimit të Saimir Tahirit!
Kjo sepse Tahiri ka marrë peng Edi Ramën! sb
20 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)