SalaIsh-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, në një konferencë shtypi me gazetarët, ka bërë thithje për protesta deri në largimin e qeverisë pas ngjarjes të shtunën në Divjakë. Berisha paralajmëroi për një betejë politike për të rrëzuar qeverinë e dyshes Rama-Meta siç tha ai.


“Kjo situatë ka marrë përmasa kolumbiane. Kjo qeveri ka vënë në dispozicion të narkotrafikantëve, porte, aeroporte. Trafiku i drogës është 3-4 fishuar sipas rastit. Këta qeveritarë, kanë historinë e tyre të qartë të lidhjeve me drogën. Rama erdhi në pushtet pas një bashkëpunimi të ngushë, më shumë se çdo politikan në Europë e ballkan me bandat më të fuqishme në vend. Trafiku i drogës kalon direkt nga Rinasi, ku mbështetet nga oficerët e policisë. Këta qeveritarë sollën në pushtet eksponentë të fuqishëm të trafikut të drogës, si kreu i policisë së shtetit, heroi i Partisë Socialiste, Didi, që u shkarkua mbi bazën e informacioneve të Fatos Klosit, ku ka marrë 4 milionë dhrami.


“Që nga 1-2 marsi e deri më sot, opozita ka denoncuar me gjithë zërin e saj, përdorimin e avionëve për trafikun e dorgës, – vazhdoi Berisha. – Të gjitha denoncimet tona, u mbuluan nga makineria e qeverisë, me talje, qeshje e ironi.  Gjeneral Lleshi, zëdhënësi i Ramës për ushtrinë dhe gjeneral Baze, vartësi i Lleshit, thanë se Nato na garantoi se nuk ka asnjë avion të paligjshëm që fluturon në Shqipëri. Vendi është i detyruar të mbrohet vetë. Aleanca të ndihmon nëse t’i i kërkon asaj ndihmë. Nuk të ndihmon Nato për fluturimet e avionëve në lartësi të ulëta”.


Në fund, Berisha u shpreh: “Ndrikulla” Kodheli është një ushtare e Edi Ramës. Edi Rama është poliagjent, sepse u ka çuar diplomatëve informacione për Sali Berishën. Dyshja Rama-Meta janë baronët e drogës. Droga do të trafikohet me nëndetëse në të ardhmen dhe do të thonë se janë balena. Të enjten, me protesta të nisim largimin e kësaj qeverie, që është qeveria e drogës”.


13 maj, 2014 (gazeta-shqip.com)