Bërzhitë


Gjobat


Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar rivalin e tij Edi Rama se me premtimin se nuk do të vjelë gjobat tatimore nëse vjen në pushtet po nxit evazionin fiskal. Gjatë një takimi në Bërzhitë, Berisha theksoi se “sot ka një diskutim, të heqim taksën mbi biznesin e vogël, por ajo nuk hiqet, këtë deklaratë e bëjnë vetëm ata që punojnë çdo ditë kundër ligjit dhe bën thirrje mos paguani gjobat. U bën thirrje, u premton, si pas kësaj logjike, ai u thotë bëni evazion sa të mundeni, nëse nuk paguhen taksat, shteti nuk funksionon. Të shesësh taksën proporcionale si taksë të barabartë, mashtron gjithë ditën, je gënjeshtar. Taksa progresive është taksa e Marksit, nuk i lejon njerëzit të pasurohen, unë nuk kam frikë nga pasuria juaj, ajo është e mirë kombëtare, kthehet në vende pune, zgjeron aktivitetet. Unë ju premtoj ju se për sa kohë të votoni PD, nuk do të keni rritje taksash”.