Librazhd


Mitingu 


Kryeministri-Sali-Berisha-në-Librazhd-faqe-3Partia Demokratike çeli dje fushatën elektorale në Librazhd, ku kreu i mazhorancës, Sali Berisha, prezantoi dhe kandidatin për deputet për këtë rreth, Eduart Selamin. Duke i ftuar banorët e kësaj zone që të votojnë alternativën e djathtë, Kryeministri Berisha premtoi se do ta bëjë Shqipërinë si Amerika. “Tani që deklaruam se do të marrim vizat për SHBA, dje (Rama) deklaroi se të gjithë do shkojnë në Amerikë. Jo zotëri, do të shkojmë për vizitë, do ta bëjmë Shqipërinë, Amerikë. Të bashkohemi për punësim, mirëqenie dhe integrim. Alternativa tjetër e shpalli Shqipërinë karrocë për invalidin, Shqipëria është anëtare e NATO-s, meritoi statusin dhe do ta marrë, ti rri në autobus me xhamat e zi. Të bashkohemi të gjithë, pavarësisht nga bindjet”, tha Berisha. Për Kryeministrin Berisha, shkolla, rruga dhe energjia janë kushtet më themelore për zhvillim. E në këtë kontekst, ai garantoi banorët e Librazhdit se oferta e PD-së edhe për mandatin katërvjeçar do të vazhdojë t’i ketë në fokus. Berisha paralajmëroi edhe investime të rëndësishme në këtë rreth, kryesisht në ndërtimin e HEC-eve,  që sipas Berishës i hap rrugë krijimit të 4000 vendeve të reja të punës në këtë zonë. Ndërsa kandidati për deputet i PD-së në Qarkun e Elbasanit, Eduard Selami, gjatë fjalës së tij akuzoi kreun e opozitës, Edi Rama, se me bllokimin e tri ligjeve nuk lejoi që vendi ynë të marrë statusin e vendit kandidat në BE. Selami theksoi se PD-ja me programin e saj është sot shpresa më e mirë e ëndrrës së shqiptarëve për t’u bërë pjesë e Europës së bashkuar.