statusi-berishes-per-armetNjë ditë pas thirrjes në Kuvend që shqiptarët të armatosen për t’u mbrojtur nga bandat kriminale, ish-kryeministri Sali Berisha ka renditur rastet se kur shqiptarët mund të mbajnë armë, duke theksuar se në mbrojtje të jetës së tyre, ligji ia njeh një të drejtë të tillë çdo shtetasi të rritur.


Në një status në profilin e tij në “Facebook”, Berisha deklaron se përse vrasësi mund të mbajë armë, ndërsa qytetari i thjeshtë jo.


Postimi i plotë në “Facebook”


Në Shqipërinë e Edvin Shullazit!!


– Banditi që vjen dhe të vret mund të mbajë armë, kurse viktimës nuk i lejohet të ketë armë për t’u mbrojtur.


– Banditi që vendos për ty “gjobën ose kokën” është i armatosur nga shullazët e qeverisë, kurse ty arma nuk të lejohet, por duhet t’i dorëzosh atij gjobën ose kokën!


– Banditi që të rrëmben fëmijën, vajzën për trafikim mund të mbajë armë kurse ti nuk mund të kesh armë për të mbrojtur vajzën tënde!


– Banditi që vjen dhe të thyen dyqanin apo banesën mund të mbajë armë, kurse viktima nuk mundet kurrësesi të mbajë armë për të mbrojtur pasurinë, dyqanin apo shtëpinë e tij!


-Madje Policia e Saje qorrit nuk e regjistron më si krim vjedhjen e banesave.


Pavarësisht nga histeria kolektive e deputetëve të shullazëve të parlamentit dhe papagajve e bolinove të tyre në media, ligji i Shqipërisë iu njeh të drejtën, në përputhje me plotësimin e kritereve të stipuluara të tij, çdo qytetari shqiptar të rritur, të armëmbajtjes. Me gjithë këtë, me armë, sipas udhëzimit të shullazëve të qeverisë, që kanë krijuar për xhepat e tyre tregun e zi të armëve, mund të pajisen me armë, vetëm:


-Trafikantët, vrasësit, hajdutët dhe fanatikët e partisë siçiliste.


– Ata që japin ryshfet, të paktën 1-2 mije euro në vartësi nga lloji i armës, për Saje qorrin dhe çunat e krimit!


-Ndryshimi i ligjit, ndalimi i armëve për shullazët e qeverisë, shpërndarja e tyre mbi baza partiake duhet të shpallen vepra të rënda penale


Të pajisen me armë të gjithë personat që plotësojnë kushtet ligjore pa asnjë diskriminim duke u bazuar në modelin amerikan.


22 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)