Vizita


Kryeministri Berisha zhvilloi dje takime me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Alijev, dhe atë të Turqisë, Abdullah Gul në Stamboll në kuadër të pjesëmarrjes në takimin e nivelit të lartë të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ), në të cilën Shqipëria është pjesë. Theksi i takimit me Alijev u vendos në projektin e transportit të gazit në Europë që nis nga Deti i Zi në Azerbajxhan. Presidenti Alijev ripohoi vendosmërinë e vendit të tij që Europa dhe vendet e rajonit të kenë akses te ky burim i rëndësishëm energjie, pasi të jenë ndërtuar infrastrukturat përkatëse. Sipas Berishës, në rast se TAP përzgjidhet si projekti fitues, Shqipëria do të mund të përfitonte shumë. Në takimin me Gul, biseda u përqendrua në bashkëpunimin mes dy vendeve.