Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në faqen e tij të Facebook se në sheshin “Skënderbej” do të ndërtohen katër kulla, ku e punësuar në projektimin e tyre është vajza e Linda Ramës, bashkëshortes së Edi Ramës. Krahas statusin ai ka publikuar edhe disa foto.
Statusi i Berishës
Album me tre foto që tregojnë se:
Foto nr. 1 katër kullat që do ndërtohen në sheshin “Skënderbej” sipas faqes zyrtare të kompanisë 51N4E që ka bërë projektin.
Foto nr. 2 dëshmon se Rea Xhillari, vajza e znj Linda Rama është e punësuar dhe paguhet ne borderonë e kompanisë 51N4E. Edhe kjo sipas faqes zyrtare të kompanisë.
Foto nr. 3. Sarajet e Edi Ramës në Surrel të projektuara nga e njëjta kompani.
11 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)