Është një i vdekur dhe 145 të plagosur bilanci përfindimtar i incidentit të ndodhur ditën e djeshme në Bolonjë, mbi autostradën në Borgo Panigale.
Autoritetet bëjnë me dije katër persona janë në gjendje të rëndë dhe janë shtruar në repartin e djegie-plastikës në Cesena e Parma, por asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Ndërkohë, në spitalin e Bolonjës janë shtruar 18 persona, të gjithë në gjendje të qëndrueshme.
Kryeministri italian ka vizituar sot të plagosurit e shpërthimit të ndodhur dje në autostradën e Bolonjës si dhe ka vizituar me helikopter vendin ku është rrëzuar ura në autostradë.
“Ajo çfarë duhet të bëjmë gjithmonë është të kemi kujdes standardet e sigurisë, kjo vlen dhe për transportin në rrugë, atë hekurudhor dhe transportin e të gjitha niveleve” u shpreh kryeministri, Giuseppe Conte duke folur dhe për ndërhyrje në Kodin Rrugor .
7 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)