Themeluesi i Microsoft, Bill Gates në një intervistë në forumin e Bloomberg Global Business në New York, ka rrëfyer se pengu i tij më i madh në jetën e tij të gjatë si programues kompjuterësh është kombinimi në tastierë i Ctrl+alt+Del, e përdorur në sistemin Windows për të hapur dhe mbyllur kompjuterin,


“Nëse do të mund të kthehesha pas në kohë do të bëjë një rregullim të vogël. Do ta bëja vetëm me një buton, jo me tre siç është aktualisht”, tha ai.


Por nga ana tjetër miliarderi e ka hequr përgjegjësinë nga vetja për këtë duke fajësuar këtë kompaninë IBM, që prodhon edhe tastiera.


21 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)