Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur per gazetaret, pas nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nLawmaker, Ben Blushi, speaks to journalist, after a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.Deputeti socialist Ben Blushi është shprehur sot përmes një letre për mediat se referendumi i PS-së që u zhvillua dje, u manipulua. Sipas tij, procesi i numërimit të votave u zhvillua jashtë syrit të medias dhe se ai vetë nuk morri pjesë në të. Pavarësisht rezultatit, deputeti shprehet se është i kënaqur pas referendumit, pasi “vetëm me një fjali e detyrova Rilindjen të futej në kuti”.


“I bindur se Edi Rama kishte frikë nga gara, e lashë vetëm me vartësit e tij të cilët bënë listat, i ndryshuan, i hartuan, i hëngrën dhe i kafshuan sikur të ishin copa dhjami mbi një tryezë të kalbur. Kam qindra mesazhe nga socialiste në gjithë Shqipërinë që nuk kanë votuar dhe që dëshmojnë se sidomos në fshatra nuk është votuar fare.


Në shumicën e komunave kutia e votimit është qarkulluar nga një fshat në tjetrin duke u shkuar njerëzve nëpër shtëpi. Ky referendum ishte bosh si një kioske ambulante e falimentuar.  Sipas të dhënave që më kanë ardhur nga gjithë Shqipëria, më rezulton se në referendum nuk kanë marrë pjesë më shumë se 40 %e listës. Sot nuk kam humbur asgjë. Sot kam fituar lirinë time… Do t’i tregoj Shqipërisë se nuk është koha për ta përçmuar Rilindjen, por për ta rrëzuar”, e mbyll letrën e tij deputeti socialist.


10 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)