Deputeti Ben Blushi e ka cilësuar mjaft banal këtë Parlament. Sipas tij, reforma në drejtësi po bllokohet me konsensus dhe është bërë një kërkesë që të shtyhet pa afat. Gjithashtu, Blushi aludon se reforma në drejtësi, edhe po u votua nuk do të ketë drejtësi. Do të ndodhë e njëjta gjë që ka ndodhur me dekriminalizmin.
“Kjo është loja që është bërë gjatë këtyre 25 vjetësh. Edhe nëse do ketë reformë në drejtësi, drejtësi nuk do ketë. Ky Parlament më shumë prodhon fjalë se sa ligje. Ky parlament, paragjykon, por shumë pak gjykon.
Po bën gjithçka që ka në dorë, për ta shtyrë dhe për ta bërë hiç këtë reformë në drejtësi. Në fund të vitit të kaluar u miratua ligji për dekriminalizimin, por sot janë bërë pishman. Kush u bë pishman për të nxjerrë jashtë zyrat e shtetit, ata që kanë zëvendësuar forcën me arsyen, që kanë qëlluar me armë, që erdhën për tu fshehur në zyrat e shtetit, ata që kishin bërë krime jashtë shtetit dhe u veshën me imunitet. Sot ky ligj nuk po zbatohet”, tha Blushi.
14 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)