Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi firmosi sot që partia e tij të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Blushi hodhi dyshime për manipulim të zgjedhjeve, duke thënë se para të pista janë hedhur në qarkullim për të cenuar standardet zgjedhore. Madje kreu i LIBRA-s, akuzoi emra konkretë për çështjen e zgjedhjeve të lira dhe ndershme.


“Votat në Shqipëri i numërojnë 4 njerëz, këta 4 njerëz janë edhe subjekte edhe bllokues të reformës në drejtësi, janë Edi Rama, Lulzim Basha, Ilir Meta, Fatmir Mediu. Pyes shqiptarët; a besojnë këta se mund të ketë zgjedhje të drejta në qoftë 4 njerëz numërojnë votat e gjithë shqiptarëve? Ne kërkuam numërim elektronik ç’ka nuk po bëhet, i sabotuar nga të gjithë partitë e vjetra. Këtë nuk e duan as partitë e vjetra”, aludoi Blushi.

11 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)