gerti-bogdaniPartia Demokratike akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama për tensionim të situatës politike në vend. Sipas deputetit Gerti Bogdani, kryesocialisti Rama po sajon situatë konfliktuale për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve.


“Partia e zotit Rama vodhi kartat e deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë për ti bllokuar atyre votimin. Më pas mbështetësit e zotit Rama kërcënuan me dhunë dhe deputetin Kastriot Islami para shtëpisë së tij. Tani zoti Rama ka detyruar partinë  e tij personale të bojkotojë dhe KQZ-në.


Zoti Rama ka injoruar dhe çdo thirrje të SHBA-ve dhe BE-së, për tu sjellë në mënyrë të përgjegjshme. Por zoti Rama e bën të gjithë këtë me një qëllim të vetëm, për të rritur tensionin për përfitime. Një ditë kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, ditën tjetër deklaron se nuk do ti njohë zgjedhjet”, deklaroi deputeti i PD-së, Gerti Bogdani