Reshjet e dendura të dëborës dhe temperatura e ulëta deri në disa gradë nën zero, kanë shkaktuar bllokimin e shumë zonave në Verilindje dhe Juglindje të vendit, si dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Situata paraqitet më problematike në Kukës, Pukë dhe Dibër, ku dhjetëra komuna janë izoluar plotësisht nga bora. Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore rezulton se ka  vështirësi në qarkullim kryesisht në zonat malore të vendit, Konkretisht:


Kukës:

Momentalisht bien reshje dëbore, trashësia varion nga 40 cm në Kukës në 60 cm në lartësitë mbi 800 m, gjendja e akseve rrugore është si më poshtë:

1. aksi rrugor Morinë – Klimash i kalueshëm me zinxhirë,

2. aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,

3. aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,

4. aksi B.Curri – Fierzë i kalueshëm me zinxhirë,

5. aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm,

6. aksi Krumë – B. Curri i pakalueshëm,,

7. aksi Krum – Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi

8. aksi Kukës – Topojan i pakalueshëm,

9. aksi Kukës – Ujmisht – Lusën i pakalueshëm,

10. aksi Lusën–Bushtricë-Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i pakalueshëm,

11. aksi Kukës – Shëmri i pakalueshëm,

12. aksi Shëmri – Qafë Shllak i pakalueshëm,

13. aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,

Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha  akset nacionale në këtë qark. Po bashkëpunohet në vazhdimësi me entin

pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha  akset rrugore.


Dibër:

Momentalisht bien reshje dëbore, trashësia varion nga 40 cm deri në 60 cm, gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon

1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi në disa segmente.

2. aksi rrugor Klos – Burrel – Ulzë i kalueshëm me zinxhirë,

3. aksi Shupenzë – Ostren i pakalueshëm,

4. aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

5. aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit i pakalueshëm

6. aksi Peshkopi – Muhurr – Aras i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

7. aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm,

8. aksi Stëblevë – Librazhd i pakalueshëm,

9. aksi Arras – Lurë i pakalueshëm,

Po bashkëpunohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për

normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.


Shkodër:

Trashësia e borës në zonat malore është mbi 30 cm, situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:

1. aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm në disa segmente me zinxhirë,

2. aksi Qaf Çelë – Pukë – Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë një sens,

3. aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,

4. aksi Fushë Arrës – Gjegjan i kalueshëm me zinxhirë me një sens,

5. aksi Gjegjan – Shpal i pakalueshëm,

6. akset Koplik – Razëm i pakalueshëm,

7. aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme,

8. akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,

9. aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierzë i pakalueshëm,

10. aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm,

Po bashkëpunohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për

normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.


Lezhë:

1. aksi Fan – Kalimash me zinxhirë,

2. aksi rrugor Mirditë – Shpal i kalueshëm me zinxhirë në disa segmente,

3. aksi Shpal – Gjegjan – Fushë Arrës i pakalueshëm,

4. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore

janë të pakalueshme,

Në të gjitha akset rrugore nacionale ne rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalueshme, po bashkëpunohet me entin pronar të

rrugëve për hedhjen e kripës dhe skorjeve, kryesisht në Autostradë.


Elbasan:

1. aksi Përrenjas – Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,

2. aksi Librazhd – Bulqizë i pakalueshëm,

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.


Korçë:

1. aksi rrugor Kapshticë – Korçë – Qafë Thanë i kalueshëm me

zinxhirë pasi ka ngrica,

2. aksi rrugor Boboshticë – Dardhë i pakalueshëm,

3. aksi rrugor Korçë – Voskopojë i pakalueshëm,

4. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

5. aksi Korçë – Goricë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e

gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.


Berat:

1. Në disa komuna të Skraparit ka vështirësi në qarkullim,

2. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.


Gjirokastër:

1. aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës e kalueshme me zinxhirë në disa segmente,


Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.


Vlorë:

1. Në aksin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë, pasi ka dhe shtresa akulli, po punohet në vazhdimësi me

entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.


Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.


Policia ka njoftuar se rrugorët në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës. “Me qëllimin parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve, shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e kërkesave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, si dhe në drejtim të pajisjes së mjeteve me pajisjet dimërore”, thuhet në njoftim.


11 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)