Sofia, Kim e Lily, njëra prezantohet me një “gjoks të madh” dhe tjetra Më “e menaxhueshme”. Një orë në shoqëri të tyre mund të kushtojë mes 90 dhe 120. Janë “sex doll”-et që animojnë për herë të parë bordellon bordellot e kukullave me silikon të përuruar në Paris në janar dhe që menaxhohet nga shoqëria “XDoll”: vendi i kënaqësisë me manikina plastike ka një adresë sekrete, por dihet se ajo është e vendosur në rrugën 14, lagjja bohemiane e qytetit.



Shërbimi i ofruar nga bordelloja klandestine, anashkalon ligjet franceze që ndalojnë pagesat për shërbimet seksuale. “Ne ofrojmë ambiente të relaksimit privat, të pajisur me një ekran televiziv dhe kufje audio, për të bërë takimin tuaj me kukullën që preferoni”, thotë faqja e agjencisë që mbledh rezervime. Por më me pak liri veprimi: “Nëse e bëni pagesën me kartë krediti, – saktësohet – në deklaratën tuaj nuk do të shfaqet identiteti”. Adresa e bordellos klandestine do të ofrohet vetëm pas prenotimit.


4 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)