te dyhsuaritPolicia e Bostonit është përfshirë në një operacion shumë të rëndësishëm që ka si qëllim arrestimin e një prej të dyshuarve si autor i vendosjes së bombave gjatë maratonës, ndërsa mësohet se bashkëpunëtori i tij humbi jetën në orët e para të mëngjesit në një shkëmbim zjarri me policinë.


Në shkëmbimin e zjarrit, të ndodhur ne nje lokalitet rreth 10 kilometra nga Bostoni, një efektiv i policisë gjithashtu humbi jetën.


Sipas “CNN”, agjentët e FBI-së dhe policisë së Bostonit janë aktualisht duke realizuar një prej operacioneve më të mëdha të kërkimit në historinë e vendit.


Burime policore konfirmuan për rrjetin e lajmeve se dy të dyshuarit ishin dy shtetas rusë nga Çeçenia, të cilët jetonin në SHBA që prej një viti, të identifikuar si Dzhokhar e Tamerlan Tsarnaev.


policia e bostonit


Pasi u identifikuan nga kamerat e sigurisë në rrugën ku ndodhi shpërthimi, të dy shtetasit u gjurmuan dhe u vunë në ndjekje gjatë së enjtes.


Për të shpëtuar, ata rrëmbyen një makinë nën kërcënimin e armëve. Drejtuesi i mjetit u la më pas i lirë, ndërsa njëri prej të dyshuarve mbeti i vrarë në përballjen me policinë.


policia e bostonit.jpg1


I dyshuari i dytë, ai që imazhet e ditës së shpërthimit shfaqet me një kapele të bardhë në kokë, është në ndjekje pasi mundi të ndahej nga bashkëpunëtori, përpara se ai të binte në pritën e policisë.


policia e bostonit.jpg2


Aktualisht, aksioni policor është në zhvillim dhe të dhëna të mëtejshme nuk bëhen të njohura nga hetuesit.

19 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)