Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe, ka vijuar akuzat publike për atë që e ka quajtur super-skandali i abuzimeve të Ministrisë së Mbrojtjes. Në një dalje publike nga selia rozë, deputetit Braçe ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe disa drejtues të lartë për abuzime me tregtinë e armëve.
Nëpërmjet dokumenteve, Braçe ka faktuar se ministria ka vënë në shitje miliona fishekë dhe granata, që kapin vlerën e 200 milionë dollarëve. Ai ka thënë se tregtia e armëve në Shqipëri, është kthyer në një monopol të dy kompanive serbo-malazeze, “Montenegro” dhe “Unimeso”. Sipas Braçes, këto dy kompani kanë qenë përfitueset më të mëdha nga tregtia e armëve shqiptare, që kap vlerën e 200 milionë dollarëve. “Montenegro, kompania që drejtohet nga Zoran Domjanoviç dhe Unimeso, kompania serbe që ka marrëdhënie të forta me Meico, kanë marrë monopolin e tregtimit të armëve shqiptare”, ka thënë gjatë denoncimit të tij Braçe.
Deputeti socialist tha theksuar sërish se armatosja e Shërbimit Informativ të Ushtrisë është në kundërshtim të plotë me ligjin, ku sanksionohet veprimtaria e këtij organizmi brenda Ministrisë së Mbrojtjes.
29 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)