BrazilShumë protesta në fushë dhe një drejtues që hyn në terrenin e lojës për të kërkuar ndëshkimin me karton të kuq të një futbollisti kundërshtar. Por edhe gjyqtari është tensionuar, vrapon në dhomat e zhveshjes dhe kthehet me një pistoletë në fushë.


Episodi i pabesueshëm ka ndodhur në një ndeshje të kampionatit rajonal në Brumadinho, mes formacionit lokal dhe Amantes da Bola.


Gjyqtari Gabriel Murta, i cili punon edhe si polic, është bllokuar nga bashkëpunëtorët e tij ndërsa mbante armën e zjarrit në duar.


Pas ngjarjes, gjyqtari ka shkuar më pas për një vizitë edhe në psikiatri dhe rrezikon një pezullim të gjatë, si dhe përjashtimin nga të gjitha veprimtaritë sportive lokale.


https://www.youtube.com/watch?v=M_As7dQM7q0


29 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)