Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, ka takuar Sekretarin Amerikan te Shtetit të sapozgjedhur Mike Pompeo në takimin e ministrave të jashtëm NATO në Bruksel.


Në një foto të shperndarë në rrjetin social Instagram, ministri Bushati thekson se i ka uruar suksese në detyrën e re. “Një bisedë interesante me Mike Pompeo në ministerialin e jashtëm të NATO-s. I urova fat dhe suksese në detyrën e tij të re”, shprehet Ministri Bushati.


Mike Pompeo është sekretari i ri i shtetit i konfirmuar nga senati amerikan vetëm 24 orë më parë dhe menjëherë ka udhëtuar drejt Brukselit.


27 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)