Babai i tre fëmijëve, me një gjendje të rëndë kardiake, ka jetuar 555 ditë falë një zemre artificiale të lëvizshme. Në mes të muajit maj, bëri një transplanto zemre, por më parë ka jetuar pa një të tillë. Stan Larkin, pati probleme me zemrën që në moshë 16-vjeçare.
Rrahjet e zemrës ishin të parregullta dhe kështu që ai rrezikonte arrestin kardiak në mënyrë të befasishme. Kështu që mjekët i instaluan një defibrilator, një zgjidhje kjo që ishte e përkohshme. Por sëmundja e tij rëndohej duke bërë që zemra të mos pomponte gjak.
Larkin u vu në listën e pritjes së një transplanti zemre në SHBA, por për të jetuar, mjekët ia hoqën zemrën dhe i vendosën atij një artificiale. Makina e quajtur “Big Blue”, e detyroi që të qëndronte në shtrat. Më pas një pajisje tjetër iu instalua, e cila ishte e lëvizshme .
Ajo u provua nga “Food and Drug Administration” (FDA) dhe peshonte 13.5 kg. Ajo ishte vendosur në një çantë shpinë. Burri jetoi me këtë zemër të lëvizshme dhe artificiale për 555 ditë, deri sa bëri transpalntin e zemrës.
12 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)