Ish-kreu i KQZ këmbëngul se vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të rrëzuar vendimin e Metës për anulimin e zgjedhjeve është i padrejtë, sepse ky komision nuk ka të drejtë ta bëjë këtë gjë.
"Nuk mund të urdhërojë KQZ, presidentin e Republikës të bëjë këtë apo atë ndryshim, të firmosë këtë apo atë akt që ka të bëjë me procesin zgjedhor. Ata kanë detyrë vetëm ta zbatojnë- tha Kristaq Kume, ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Madje, Kume shtron edhe një pyetje: "Po sikur Presidenti te dekretojë dhe KQZ të thojë ne s’duam. S’ka mundësi që ky institucion të futet në këtë process" tha Kume në "Open" në Top channel.
Sipas Kumes të drejtën për të rrëzuar dekretin e Metës e ka vetëm Parlamenti.