
"Arena Kombëtare" do të hapë dyert zyrtarisht për tifozët më 17 nëntor. Në këtë datë do të përurohet stadiumi më i ri në zemër të kryeqytetit dhe interesi i tifozëve është shumë i madh.
Në 17 nëntor, kombëtarja jonë do të diskutojë 90 minutëshin me ekipin më të fortë të grupit, Francën, me shpresën se "Arena Kombëtare" do të sjellë fat në premierën e saj.
Pak ditë para hapjes së tij, "Gazeta Shqip Online" sjell pamje nga ambientet e brendshme të Arenës. Ajo që bie në sy është dekori kuqezi pothuajse në çdo cep të stadiumit, që nga dhomat e zhveshjes e deri të stolat.
[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="903121,903115,903146,903130,903119,903122,903137,903116,903139,903117,903118,903138,903127,903128,903141,903129,903131,903132,903140"]